INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harry Styles feston ditëlindjen! Kush nga ish-shokët e One Direction nuk e uroi? [FOTO]

Harry Styles feston ditëlindjen! Kush nga ish-shokët e One Direction nuk e uroi? [FOTO]

Publikuar më: 21:02 02-02-2017

Të gjithë shokët e grupit One Direction e uruan Harry Styles për ditëlindjen e tij të 23-të....mirë, pothuajse të gjithë prej tyre. Harry Styles ka marrë një lum urimesh të ëmbla për ditëlindje në rrjetet sociale nga fansat e zjarrtë dhe miqtë më të mirë. Sigurisht që adhuruesit e muzikës së tij, u gëzuan shumë kur panë urimet e Liam Payne, Niall Horan dhe Lous Tomlinson, por fatkeqësisht mungonte njëri nga ata, Zayn Malik.

E vetmja gjë që Zayn postoi për ditëlindjen e Harry ishte një promo e këngës së tij me ish-in e Harry-t, Taylor Swift.

Me thënë të vërtetën, Zayn mund ta ketë uruar me ndonjë mesazh ish-anëtarin e grupit 1D, pasi mbi të gjithave, ata kanë qenë miq për vitë, dhe kjo është një gjë krejtësisht normale, por fansat i duan gjërat publike.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943