INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harry dhe Meghan tani janë burrë dhe grua! Mësoni se si do të njihen ata që nga ky moment

Harry dhe Meghan tani janë burrë dhe grua! Mësoni se si do të njihen ata që nga ky moment

Publikuar më: 14:41 19-05-2018

Harry dhe Meghan tani janë burrë dhe grua!

Ata janë shpallur burrë dhe grua nga Kryepeshkopi i Canterbury në një ceremoni që ishte duke u shikuar nga qindra miliona njerëz në mbarë botën. Pallati Kensington ka bërë me dije se Princi Harry dhe Meghan Markle do të njihen si Duka dhe Dukesha e Sussex. Kjo do të thotë që zonja Markle është gruaja e parë që ka të drejtë të përdorë titullin HRH Dukesha e Sussex.

 

meghan-harry-wedding-moment-1-1526730383.jpg

 


Një mori personash të famshëm, përfshirë Oprah Winfrey, George Clooney dhe David Beckham ishin midis 600 mysafirëve të ftuar së bashku me anëtarët e lartë të familjes mbretërore. Rreth 2,640 anëtarë të publikut ishin duke parë ceremoninë në Windsor Castle.

Meghan Markle u shoqërua drejt altarit nga vjehrri i saj Princi Charles, në vend të babait të saj. Ajo u shoqërua gjithashtu edhe nga gjashtë shoqërues nusesh, duke përfshirë Princin George dhe Princeshën Charlotte.

 

meghan-harry-wedding-ceremony-1-1526729249.jpg

 


Gjithë sytë ishin tek Meghan Markle dhe se çfarë fustani kishte veshur. Ajo kishte vendosur që në dasmën e saj të shfaqej shumë thjeshtë. Meghan kishte zgjedhur një fustan të bardhë, të thjeshtë dhe të gjatë nga Givenchy, dizenjuar nga drejtori kreativ Claire Waight Keller.

ffa2dd0ca026aafe26224e75ed0e847c.jpg

 

resfd.png

 


Edhe makeup i saj ishte shumë i thjeshtë dhe natyral,ku vërehej vetëm toni bronz i syve. Flokët e saj ishin të kapura thjeshtë gjithashtu.


Princi Harry dhe Princi Uilliam ecën së bashku drejt altarit të cilët kishin veshur uniformën tradicionale të familjes mbretërore.

pa-36582552.jpg


Urime Harry dhe Meghan Markle!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771