INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni shiun, koha për plazh

Harrojeni shiun, koha për plazh

Publikuar më: 08:17 06-08-2018

Shiu ishte një nga fenomenet e kësaj vere. Shumë turistë madje janë trembur dhe nuk janë nisur për pushime. Por Gushti ka lajme të mira. Të paktën deri më 20 Gusht, meteorologët parashikojnë një mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Ashtu sikur ka ndodhur prej ditësh, vendi është mbërthyer nga një mot me temperatura të larta. Këto kushte atmosferike sipas meteorologëve kjo situatë parashikohet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera radhazi në vendin e tonë.
Temperaturat thuajse do të jenë të njëjta, të paktën deri në datë 20 gusht, me minimalen 22 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 33-34 gradë celsius në kryeqytet.
Të paktën edhe për disa ditë, shiun duhet ta harroni.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336