INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni puthjen në buzë të Ajsit me Drilonin! Moderatorja merr propozimin për fejesë nga partneri misterioz [FOTO]

Harrojeni puthjen në buzë të Ajsit me Drilonin! Moderatorja merr propozimin për fejesë nga partneri misterioz [FOTO]

Publikuar më: 17:38 09-05-2018

Një javë me parë Ajsi Xhaxhaj na tregoi se tashmë është në një marrëdhënie dashurie edhe pse partnerin ende nuk na e ka prezantuar. E vetmja gjë që dimë është se emri i tij fillon me shkronjën: “B”.

“B” i famshëm ka surprizuar të dashurën e tij, Ajsi në ditën e lindjes së saj. Dhurata për moderatoren ishte një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe e veçanta ishin trëndafilat e bardhë me inicialet e tyre.

"Kur ditëlindja të bëhet akoma më e bukur nga gjysma tjetër e shpirtit. Ky njeri di si të më bëjë të qesh", shkruan Ajsi, por na tregon edhe një unazë shumë të bukur, ku si duket ka marrë propozimin për fejesë nga “B” i famshëm.

Madje na zbuloi edhe urimin e tij, teksa e uron dhe i thotë se e do shumë. Sa bukur!/intv.al/

359a4df1-ae58-4162-9ac2-c42c6c8f9641.jpg

56be5ac5-e7b2-4453-9b4a-216b2c9a2cd0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014