INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni lidhjen me Kejsin, Flori Mumajesit i del 'fati'! I dërgon këtë mesazh këngëtares shqiptare, pasi ajo qahej se s'kishte burrë [FOTO]

Harrojeni lidhjen me Kejsin, Flori Mumajesit i del 'fati'! I dërgon këtë mesazh këngëtares shqiptare, pasi ajo qahej se s'kishte burrë [FOTO]

Publikuar më: 12:03 04-01-2019

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi është gjithmonë në qendër të mediave rozë, për jetë e tij artisike por edhe për atë private. Së fundmi ai u përfol edhe për një lidhje me këngëtaren e famshme Kejsi Tola, por ende nuk dihet nëse ka diçka më shumë se shoqëri mes dyshes. Vlen të thuhet se një pjesë e madhe e publikut dëshiron shumë t'i shohë bashkë.

Flori Mumajesi përveç vokalit të tij njihet dhe për sensin e humorit që vihet re në postimet në Instagram, apo dhe gjatë daljeve në publik.

Mëngjesin e sotëm Flori duket të jetë zgjuar shumë në humor. Themi këtë pasi ai ka shpërndarë në instastory lajmin ku Bebe Rexha është e në kërkim të një burri, madje do ta gjejë sa më shpejt.

Flori nga ana tjetër e ka marrë shumë "seriozisht" këtë kërkesë të Bebes, dhe menjëherë i ka shkruar mesazh në Instagram.

“Tak tak… Hape derën, jam unë Burri (emoji në formën e zemrës) Më shpejt se kaq nuk mund të vija” shkruan Flori.

Epo të gjithë e dimë se Flori e pëlqen shumë Beben.

bebe.png

bd9b952a-1b8a-404d-8b5f-fbe072449222-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154