INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni “Home Button”, në iPhone8 veprimet do të bëhen me…

Harrojeni “Home Button”, në iPhone8 veprimet do të bëhen me…

Publikuar më: 21:24 04-09-2017

Edhe pak ditë na ndajnë nga prezantimi i iPhone8, prezantim i cili do të bëhet më 12 shtator. Apple ka bërë një revolucion të madh në këtë telefon pasi, do të eliminojë plotësisht një nga tiparet më ikonike të të gjithë paraardhësve të tij: butonin home. Kjo ka qenë një element kryesor që kur iPhone i parë filloi dhjetë vjet më parë, por sipas një raporti të ri, iPhone 8 nuk do të ketë asnjë pamje të një butoni të tillë – madje as një softuer të dhënë.

Në vend të kësaj, do të përdorësh gjeste për të kontrolluar pajisjen dhe për të zëvendësuar funksionet e shumta të butonit fizik home, të gjetur në iPhone të tjerë.

Një rresht i hollë softuerik do të gjendet në pjesën e poshtme të ekranit. Zvarritja e kësaj deri në mes do të zhbllokojë telefonin.

Brenda një aplikacioni, e njejta lëvizje hap pamjen multitasking, e cila është ridizajnuar “të shfaqet si një seri kartelash të pavarura që mund të fshihen, në krahasim me pirgin e kartave në iPhone-ëve të tanishëm”.

Nëse vazhdoni me lëvizjen e sipërme të tërheqjes në mes të ekranit, aplikacioni në të cilin jeni do të mbyllet dhe do të tërhiqeni në ekranin kryesor.

Ekrani kryesor do të shfaqë gjashtë rreshta vertikale prej katër aplikacionesh, për një total prej 24 ikonash në çdo faqe. Poshtë këtyre do të kesh një bar gri në pjesën e poshtme që tregon aplikacionet e përdorura zakonisht. Ndërfaqja është e ngjashme me atë që kemi parë në iOS 11 për iPad.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658