INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet ekspozita ''Këpucët e Autizmit'' nga fëmijët me autizëm/ Piktori: Mos i paragjykoni, por mbështetni ata

Hapet ekspozita ''Këpucët e Autizmit'' nga fëmijët me autizëm/ Piktori: Mos i paragjykoni, por mbështetni ata

Publikuar më: 16:44 03-04-2018

''Këpucët e Autizmit'' është titulluar ekspozita e pikturave nga fëmijët me autizëm në mbështje të piktorit Ibraldo Aliraj. Ekspozita u hap me rastin e ditës kombëtare të autizmit dhe kush më mirë se këta fëmijë mund të pikturonin për auizmin.

Në ekspozitë janë prezantuar piktura të realizuara nga dy fëmijë ku janë mbështetur nga piktori dhe nga familjarët. Ekspozitës i është dhënë imazhi shkrimit “Këpucët e Autizmit”, duke treguar historinë me imazh dhe jo vetëm me fjalë.

“Ideja për realizimin e ekpozitës lindi në mënyrë rastësore, unë kam punuar edhe jashtë shtetit me fëmijë me problem por me fëmijë me autizëm është hera e parë. Ka qenë një punë shumë e suksesshme duke parë problemin që kanë fëmijët”- tha piktori Ibraldo Aliraj në intervistën për IN Tv.

“Këpucët e Autizmit” është një krahasim, një metaforë duke e lidhur me këpucët si element për kohën, pra koha që vazhdon kalon por ata qëndrojnë pas me kohën. Në fillim fëmijët kishin pak vështirësi pasi duheshin pak kohë që ata të ambjentoheshin. Më pas ata e konceptuan se cfarë po bënin dhe e morën me shumë qejf”- shtoi me tej artisti Aliraj.

Qëllimi i ekspozitës sipas artistit është që të arrihet në një farë mënyre ndërgjegjësimin e prindërve por edhe të sensibilizojnë njerëzit e tjerë mos të paragjykojnë persona me të tillë probleme.

Në fund artisti dha edhe një mesazh për prindërit dhe për shoqërinë ku theksoi mbështetjen ndaj tyre dhe jo paragjykime. “Unë kam një mesazh për prindërit por edhe për shoqërinë që ti angazhojnë sa më shumë këto fëmijë, mos ti paragjykojnë, por mbështetni ata”.

dab17401-f20b-4b0b-af76-68f11f871a01.jpg2f0c5a9e-84a4-4a54-9ac9-b611fc25ccf3.jpg9edf03b6-99b0-448b-b04c-cc01c32519ee.jpgdd4a9daa-4ce1-4125-aa09-e69c383a8fd4.jpga02a3090-c97e-439b-89ec-9850a67d9020.jpg698c358e-efa5-4088-bd83-7f4fdc76beab.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656