INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet debati publik për ndryshimet kushtetuese për emrin Maqedonia e Veriut

Hapet debati publik për ndryshimet kushtetuese për emrin Maqedonia e Veriut

Publikuar më: 10:24 05-12-2018

Amendamentet kushtetuese për ndryshimin emrit të Maqedonisë në Maqedonia Veriore kanë hyrë në fazën e tretë dhe të fundit, përkatësisht në atë  të shqyrtimit publik, pasi Kuvendi gjatë kësaj jave i miratoi të katër amendamentet kushtetuese. Sipas afateve të parapara me kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, procesi i ndryshimit të Kushtetutës, pritet të përmbyllet mes 20 dhe 22 janarit. Prej sot fillon debati publik. Gjatë shqyrtimit publik ato mund të pësojnë ndryshime dhe plotësime. Amendamentet kushtetuese në seancën plenare kanë kaluar me shumicë të thjeshtë prej 61 votave, ndërsa në lexim të tretë amendamentet duhet të votohen me dy të tretat e votave në Kuvend, apo të paktën 80 vota. Sipas vendimeve të marra në komision, debati publik zgjat 5 ditë, ndërsa sipas rregullores pas përfundimit të debatit në afat prej dy ditësh duhet të merret raporti nga debati publik dhe pastaj vijon afati tjetër prej 30 ditësh për përfundim të gjithë procesit. 12 ditë para mbajtjes së seancës plenare, thirret komisioni për çështje kushtetuese në të cilin diskutohet për amendamentet e propozuara ndaj amendamenteve kushtetuese. Pavarësisht numrit të amendamenteve të dorëzuara nga partitë parlamentare, debati rreth një amendamenti kushtetues mund të zgjasë më së shumti tre ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494