INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapat për shkarkimin/ Kuvendi i nis Komisionit të Venecias 8 pyetje në lidhje me funksionet e presidentit

Hapat për shkarkimin/ Kuvendi i nis Komisionit të Venecias 8 pyetje në lidhje me funksionet e presidentit

Publikuar më: 18:04 24-07-2019

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për të marrë opinion nëse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve, 30 qershorin.

Letra që i është dërguar presidentit të Komisionit të Venecias përmban 8 pyetje për sa i takon rolit të Presidentit të Shqipërisë në proceset zgjedhore.

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta duhet të presë përgjigje për këto tetë pyetje, përpara se të votojë shkarkimin e tij.

E ndërsa afati i punës së Komisionit është tre muaj, me gjasë përgjigja nga Venecia do të vonojë deri në tetor, kur Komisioni nis sërish punën.

 

Tetë pyetjet për Komisionin e Venecias:

Roli i Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?

kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?

A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?

Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?

A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?

A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?

A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?

A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?

Article Logic
Execution time: 0.003662109375