INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës

Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës

Publikuar më: 13:46 22-06-2017

“Toka bën muzikë për ata që mbajnë vesh” (W. Shakespeare).

Kjo është motoja që ndjek festivalin, i cili do të ftojë në skenën e tij, artistë shqiptarë nga Diaspora dhe trojet e Shqipërisë si nga dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, etj.

Një ndër qëllimet e festivalit është  të rrisë ndërgjegjësimin për vendet me vlera të rralla historike, muzeale dhe natyrore, të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’ua lëmë pas brezave që do të vijnë. Një tjetër qëllim i “Jazz &Wine” 2017, është ta kthejë muzikën në mjet komunikimi mes kombeve të ndryshme dhe vendeve fqinje.

Verërat  me  përfaqësuese që vijnë nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Gjermania, Franca dhe Italia,  behen bashke me larmine e kulinarisë  vendase,ne nje bashkëbisedim vlerash,pergjate dy netëve të  festivalit.  

Jazz & Wine Festival” ju mirepret ne datat 7 dhe 8 korrik,ne Porto Palermo,Himarë.

 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602