INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hana e vogël 'rrëmben' vëmendjen e Nicki Minaj dhe këtë na e zbuloi vetë Loredana! [FOTO]

Hana e vogël 'rrëmben' vëmendjen e Nicki Minaj dhe këtë na e zbuloi vetë Loredana! [FOTO]

Publikuar më: 16:32 11-12-2020

Si duket ajo nuk e ka aspak problem te tregoj këtë pjesë të jetës së saj private, madje Loredana që kur ka lindur vajzën e saj ia ka hapur asaj llogarinë personale në Instagram duke i postuar kështu foto e video me momentet më të bukura të vajzës.

Së fundmi Loredana ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku duket vajza e saj me një nga njerëzit e stafit të Loredanës duke filmuar me kamer.

Këtë video ajo e shoqëroi me këngën e Nicki Minaj “Moment for life”.

 

Ndërkaq këtë video e ka ri-postuar një faqe ku duket qartë se është një “fanpage” i njërit prej fansave më të zjarrtë të Nicki Minaj.

Si duket kësaj të fundit kjo video i ka rënë në sy.

Reperja amerikane nuk ka rezistuar dot dhe e ka pëlqyer këtë video, ndërkaq sigurisht se nuk ka kaluar pa reaguar edhe vet Loredana.

Ajo i ka treguar të gjithëve në Instastory se Nicki Minaj ka pëlqyer videon e Hanës.

20201211_124430.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271