INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hallin që ka patur Ronela Hajati me flokët në klipin e ri, urojmë mos ta ketë njeri! [FOTO]

Hallin që ka patur Ronela Hajati me flokët në klipin e ri, urojmë mos ta ketë njeri! [FOTO]

Publikuar më: 10:35 16-06-2019

Ronela Hajati duket se nuk ka të ndalur me projektet muzikore këtë verë.

Pas sukseseve të padiskutueshme si "Çohu" dhe "Dilema"  në bashkëpunim me Don Phenom, këngëtarja ka zbuluar këngën e re solo që vjen së shpejti.

“Lage”, do të jetë kënga e ardhshme dhe me sa duket klipi sapo ka përfunduar.

Dje Ronela zbuloi look-un në klipin e ri dhe tha se ka pasur një problem gjatë xhirimeve me flokët.

“Ju nuk do ta kuptoni kurrë sa rëndonin këto flokë”, shkroi ajo duke lënë të kuptohet se pesha që kishte në flokë ishte e rëndë.

Stiluar nga Niko Komani, Ronela shfaqet e veshur me një palë çizme blu dhe një xhaketë rozë, por më tepër vëmendje tërheqin flokët me fije të kuqe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711