INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Hakmarrja ruse' dëbimi i diplomatëve amerikanë, SHBA: Rusia nuk ka justifikim

'Hakmarrja ruse' dëbimi i diplomatëve amerikanë, SHBA: Rusia nuk ka justifikim

Publikuar më: 09:19 30-03-2018

Një ditë më parë Rusia deklaroi se do të dëbonte rreth 150 diplomatë mes tyre 60 amerikanë. Një vendim i tillë është në kundërpërgjigje ndaj SHBA-së dhe vendeve të tjera që dëbuan pak ditë më parë diplomatë rusë.

Shumë shtete u solidarizuan me Britaninë e cila akuzon Moskën se ka tentuar të vrasë ish-agjentin rus Sergei Skripal.

Lajmi i ‘hakmarrjes’ ruse u bë me dije nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili shtoi se do të mbyllet edhe konsullata e SHBA-së në Shën Petersburg.

‘Rusia jo vetëm merr masa  SHBA-së e Britanisë por dëshiron edhe të stabilizojë të vërtetën mbi çështjen Skripal’ shpjegoi Lavrov.

Nga ana tjetër SHBA e konsideroi vendimin e Rusisë për dëbimin e diplomatëve të pajustifikueshëm. Administrata Trump bëri me dije se nuk ka asnjë shpjegim për vendimin e Rusisë. Madje e ftoi Moskën të mos bënte viktimën .

Kujtojmë se pak ditë më parë shumë shtete europiane pjesë të NATO, SHBA Kanada Australi vendosën të dëbojnë zyrtarët rusë ndërsa Moska paralajmëroi se edhe ajo do të merrte masa.

Fushatës iu bashkua edhe Shqipëria, e cila, pasi thirri ambasadorin rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, urdhëroi largimin e dy diplomatëve: Sekretari i Parë i ambasadës, Aleksey Balashov dhe Vladislav Filippov, atasheh ushatarak.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598