INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakeroi adresat e politikanëve gjermanë, arrestohet autori, çfarë e nervozoi

Hakeroi adresat e politikanëve gjermanë, arrestohet autori, çfarë e nervozoi

Publikuar më: 16:12 08-01-2019

Policia gjermane ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka hakeruar adresat e zyrtarëve gjermanë. Mes adresave të hakeruara ishte edhe ajo e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Sipas “Der Spiegel”, personi i arrestuar ishte student dhe ka rrëfyer se ka vepruar i vetëm. Policia bastisi banesën e të riut në rajonin e Frankfurtit dhe konfiskoi kompjuterin e tij.

Nuk dihet ende motivi i këtij veprimi. Mësohet se djali është shprehur se ishte i zemëruar me fjalët e politikanëve dhe ndaj ka kryer këtë akt.

Policia gjermane raportoi se i riu studionte dhe jetonte me prindërit e tij.

I dyshuari pranoi se veproi i vetëm dhe se u bezdis nga deklaratat e bëra nga figurat publike që pranë pre e sulmit të tij.

Nga sulmi u prekën politikanët e çdo partie të madhe politike përveç AfD-së të ekstremit të djathtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828