INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakeri kosovar Ferizi rrezikon 35 vjet burg. I dha informacion ISIS!

Hakeri kosovar Ferizi rrezikon 35 vjet burg. I dha informacion ISIS!

Publikuar më: 12:51 28-01-2016

Për hakerin, Ardit Ferizi, mbi të cilin rëndon akuza për terrorizëm, pasi mendohet se ka vjedhur të dhënat personale të ushtarëve amerikanë dhe ia ka dhënë Shtetit Islamik, gjykata ka diskutuar se mund të dënohet me 35 vite burg.
I riu Ferizi ka dalë para një prej gjykatave amerikane në Alexandria të Virginias dhe prokurorët kanë thënë se kosovari është futur në databazën e ushtrisë amerikane vitin e kaluar, ku ka vjedhur dhe ia ka dërguar ISIS-it rreth 1.300 dokumente. Dokumente përveç që janë pronë e ushtrisë amerikane, aty janë të përfshira edhe të dhënat e disa punonjësve të Qeverisë Amerikane.
ISIS, pasi ka marrë informacionet i ka përdorur ato për stantazh duke kërcënuar se do t’i sulmojë këta persona.
Edhe FBI thotë se 22 vjeçari kosovar të dhënat ia ka dërguar një qytetari britanik të quajtur Junaid Hussain, i cili e quan veten Abu Hussain al-Britani, i cili më pas në gusht të vitit të shkuar është vrarë nga një dron në Siri.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377