INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajduti ‘fluturues’ shqiptar ndalohet në aeroportin e Xhenovas. Grabiti mijëra euro

Hajduti ‘fluturues’ shqiptar ndalohet në aeroportin e Xhenovas. Grabiti mijëra euro

Publikuar më: 09:31 10-06-2018
Një 22- vjeçar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e grabitjeve. I riu Sebastian Korriku pas hetimeve të kryera nga policia italiane, ka rezultuar autor i dy grabitjeve me vlerën e mijërave eurove.
Mediat italiane shkruajnë se ai rezulton të ketë kryer vjedhjet e dy banesave në 22 janar dhe më 4 prill të këtij viti.
Në të dy rastet, hajduti shqiptar kishte hyrë në shtëpi duke thyer dritaren dhe duke marrë prej andej mallrat e vjedhura mijëra euro, para si dhe sendeve me vlerë.
Korriku u ndalua nga skuadra e policies në aeroportin e Xhenovas, ndërsa ishte nisur për të fluturuar drejt Shqipërisë.
Aktualisht është duke u hetuar nëse është i përfshirë edhe në incidente të ngjashme të kryera gjatë muajve të fundit.
 Genova-Aeroporto-.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0030710697174072