INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari thyen vendimin e grupit, deklaron në Parlament: Këtu kushdo që foli është kryehajdut

Rudina Hajdari thyen vendimin e grupit, deklaron në Parlament: Këtu kushdo që foli është kryehajdut

Publikuar më: 13:03 13-12-2018

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka thyer sot vendimin e grupit të PD dhe shkuar në Parlament. Më parë në sallë ishin dhe disa deputetë demokratë dhe të LSI-së dhe kanë mbajtur nga një fjalë. Sipas deputetes demokrate, kushdo që foli sot në Parlament është kryehajdut. 

“Sot kam ardhur në Kuvend për një arsye të vetme, jo për t'iu drejtuar këtij parlamenti as për të marrë një llokmë të studentëve. Studentëve bravo u qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi. Kam ardhur këtu për t'iu thënë ju që rrini nëpër kafe, që asnjë nuk është në këtë seancë, këtu kushdo që foli është kryehajdut. Asnjë nuk e do këtë vend dhe as keni për ta dashur” tha ajo.
“Nëse doni ndryshime në këtë vend, sillni këtu Kodin Zgjedhor, mos mbani listat e mbyllura. Silleni këtu ta votojmë dhe atëherë do të pastrojmë këtë Parlament, do të pastrojmë këtë kastë politike dhe do ta ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët, ndryshoni auditoret, kapni ato pedagogët aty. Nëse e doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni show politik se jemi të ngopur. Ky vend është ngopur. Studentët nuk dalin aty thjesht se duan ndryshime, ata janë të ngopur”, deklaroi Hajdari, ndërsa më parë ka thënë se do e lë mandatin. Prej disa javësh deputetja demokrate shpreh mendim kritikë jo vetëm për maxhorancën por edhe për Partinë Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484