INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hailey Baldwin “lë në lojë” Rihanna-n: “Drake e kam vetëm shok” [FOTO]

Hailey Baldwin “lë në lojë” Rihanna-n: “Drake e kam vetëm shok” [FOTO]

Publikuar më: 17:39 21-06-2016

Emri i saj lidhej shumë së fundi me atë të reperit Drake.

Kjo sepse hamendësohej se mes tyre kishte një histori dashurie.  Hailey Baldwin  është fotografuar pasditën e së hënës në New York , në shoqërinë e Kendall Jenner ku më pas shoqërisë së tyre iu është bashkuar edhe Gigi Hadid.

Por Baldwin nuk i ka lënë këto zëra të qarkullojnë më shumë dhe ka sqaruar se ajo dhe Drake nuk janë në një lidhje. Vetëm një natë më parë, në MuchMusic, Video Awards ajo u vu në shënjestër të zërave se kishte darkuar me reperin dhe se mes tyre kishte diçka më shumë sesa miqësi. Por 19 vjeçarja  ka shpjeguar për E!News se Drake-un e ka njohur prej kohësh .

“Nuk e di nëse njerëzit janë në dijeni për këtë. Unë e njoh atë prej katër vitesh”. Ai është thjesht një mik i mirë, ka shpjeguar ajo. Kjo deklaratë e fundit e saj vetëm sa forcon edhe më tepër hipotezat e lidhjes së reperit me këngëtaren Rihanna. 

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887