INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hailey Baldwin fejohet me Justin Bieber, por shihni se çfarë mesazhi i ka dërguar ish i dashuri i saj Shawn Mendes

Hailey Baldwin fejohet me Justin Bieber, por shihni se çfarë mesazhi i ka dërguar ish i dashuri i saj Shawn Mendes

Publikuar më: 15:35 19-07-2018

 

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber tashmë janë të fejuar dhe shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por sigurisht që nga kjo histori do të kishte edhe njerëz të lënduar, siç pretendohej të ishte Selena Gomez. Por fansat kanë edhe një pyetje tjetër. Po Shawn Mendes, ish i dashuri i modeles, si është ndjerë kur mori vesh lajmin që vetëm pak kohë pasi ishin ndarë bashkë ajo u fejua me Justin?

Ai në një intervistë për “The Project Tv” tha se ‘është shumë në rregull me fejesën e tyre’ madje ka shtuar se i ka shkruar Hailey dhe i ka thënë ‘Urime’. Ndërsa përsa i përket Justin, Shawn Mendes tha se gëzon respekt për të dhe ai është një person me shumë ndikim në muzikë. A do të shkojw Shaën në dasmën e tyre, kjo mbetet për t’u parë.


E fejuara e Justin Bieber, Hailey Baldwin është përfolur më herët për një romancë të mundshme me këngëtarin e njohur Shawn Mendes dhe kjo gjë u konfirmua kur ata për herë të parë u shfaqën në tapetin e kuq të Met Gala të këtij viti. Por pas një muaji mesa duket Hailey i dha fund lidhjes me të dhe fshiu të gjitha fotot në Instagram që ajo kishte me Shawn.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029740333557129