INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Integrimi për Maqedoninë kërkon bashkim kombëtar dhe konsensus

Hahn: Integrimi për Maqedoninë kërkon bashkim kombëtar dhe konsensus

Publikuar më: 13:17 17-07-2018

Integrimi euroatlantik kërkon bashkim kombëtar dhe një konsensus real europian. Këtë mesazh ka përcjellë nga Shkupi eurokomisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn pas konferencës për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Vizita e Hahn vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, për vendosjen e një afati kohor për çeljen e negociatave, qershorin e 2019-ës.

Në twitter, Hahn shkruan:
"Jam i kënaqur të njoftoj sot nisjen zyrtare të procesit screening me Maqedoninë! Screening është një terësi ushtrimesh të detajuara që do të familjarizojnë vendin me legjislacionin e BE".

Më herët gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Han tha se Këshilli i Evropës ka pranuar përparimin e Maqedonisë, ndërsa tani duhet që vendi të përgatitet për bisedimet me BE-në.

“Kam kënaqësinë që jam përsëri në Shkup, asnjëherë nuk do të harroj atë që kam kaluar këtu. Sot mund të jap disa lajme të mira për vendin tuaj për integrimet euroatlantike. Dua t’ju uroj për ftesën që morët nga NATO. Është hap i madh, pasi qytetarët do të jenë më të sigurt dhe me më shumë perspektivë. Populli i këtij vendi ka treguar durim dhe tani jeni shembull për gjithë rajonin. Ju falënderoj për vendosmërinë tuaj. Unë do të angazhohem edhe më tej dhe do t’ju ndihmoj në çdo hap të ardhshëm.
Tani ju mbetet juve, qytetarëve që të vendosni për të ardhmen tuaj. Dera e BE-së është e hapur, juve ju mbetet ta shfrytëzoni këtë mundësi duke marrë pjesë në referendum, sidomos të rinjtë. Është e rëndësishme të merret pjesë në referendum dhe të shfrytëzohet e drejta e votës. Bëhet fjalë për vendin tuaj dhe të ardhmen tuaj. Përparimin e Maqedonisë e ka pranuar edhe Këshilli i Evropës. Sot jam këtu që të fillojmë zyrtarisht procesin e përgatitjes për bisedimet me BE-në. Këto aktivitete zbatohen me gjitha vendet-kandidate, do të thotë nuk janë vetëm për Maqedoninë” ka thënë Hahn.

Article Logic
Execution time: 0.0032908916473389