INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! Gafa e De Geas s’paska qenë gjë, kjo gafë e Erjona Sulejmanit për Argjentinën do t’ju shkrijë së qeshuri! [FOTO]

HAHA! Gafa e De Geas s’paska qenë gjë, kjo gafë e Erjona Sulejmanit për Argjentinën do t’ju shkrijë së qeshuri! [FOTO]

Publikuar më: 12:04 17-06-2018

Argjentina nuk ia doli dje të merrte fitoren në ndeshjen e parë të Botërorit duke barazuar 1-1 me Islandën. Jo vetëm penalltia e humbur e Messit, por edhe shumë raste të tjera nuk arritën të finalizoheshin nga lojtarët e kombëtares argjentinase. Mirëpo mesa duket modelja Erjona Sulejmani, ish-partnerja e futbollistit Blerim Xhemajli ka patur disa pakënaqësi për trajnerin.

E ftuar në RTSH në emisionin “Magjia 21” dhë ka komentuar gjendjen e Argjentinës dhe më konkretisht për lojtarin Dybala, duke thënë se ai është një njeri shumë i mirë.

“Më vjen shumë keq për Dybalën, sepse është një lojtar shumë i mirë, dhe nuk mund ta kuptoj pse ai nuk ishte në fushë. Ai është një njeri shumë i mirë edhe jashtë fushe, është shumë i kulturuar. Më erdhi shumë keq, për shkak se nuk u aktivizua nga trajneri”, ka përfunduar Sulejmani.

Deri këtu shkoi çdo gjë mirë, por deklarata tjetër e saj ka shkaktuar të qeshura pasi tha:

“Trajneri i Argjentinës duhet të aktivizonte në fushë Icardin. Nje lojtar si ai nuk mbahet në stol!”

erjn.png

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999