INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habitin mediat ruse, Vuçiç do të njohë Kosovën për këtë arsye...

Habitin mediat ruse, Vuçiç do të njohë Kosovën për këtë arsye...

Publikuar më: 11:07 03-10-2018

Pas vizitën në Moskë të Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, “Russia Today”, ka bërë një analizë lidhur më zhvillimet e fundit, ku shkruan se të shtunën e kaluar dhjetëra trupa kosovare kishin hyrë në një zonë serbe në veri të Kosovës, duke marrë nën kontroll disa vende industriale. Kjo ndërhyrje e Prishtinës, sipas Russia Today, kishte shkelur marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit. Analistit serb i medisa ruse, Aleksandar Pavic, mendon se situata tashmë është qetësuar dhe se Vuçiç ka pak mbështetje në Serbi për t’u pajtuar me Kosovën për ndonjë marrëveshje të mundshme.

“Serbia do të ketë përçarje të brendshme, sepse shumica e opinionit serb është kundër ndarjes. Kjo është një çështje shumë delikate si për presidentin serb edhe për presidentin rus”, tha Pavic.
Gjithashtu, analisti parashikon se nëse Kosova njihet si një shtet sovran nga Serbia, rezultati i mundshëm do të ishte që Kosova të bëhet pjesë e Shqipërisë, një anëtare e NATO-s dhe Moska e sheh NATO-n si një armike të Rusisë. Pavel Kandel, një ekspert për konfliktet etnike në Institutin e Akademisë Ruse të Shkencave, tha se tensionet janë produkt i dobësimit të pozitave të dy liderëve.
“Thaçi, pozita e të cilit në Kosovë është dobësuar, me të vërtetë duhej të tregonte se sa i ashpër është, se si ai është në gjendje të kontrollojë situatën atje dhe madje mund të udhëtojë në veri të Kosovës bashkë me forca të armatosura. E njëjta gjë vlen edhe për Vuçiçin dhe për grumbullimin e ushtrisë së tij. Ai duhej të tregonte se ishte gjithashtu një lider i ashpër”, tha ai për “Russia Today”.
Kandel tha se Vuçiç është i gatshëm ta pranojë Kosovën nëse Serbia futet në BE.
“Unë besoj se Vuçiç do të jetë i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE. Por, shqiptarët e Kosovës nuk janë të gatshëm të pranojnë asnjë kompromis për të shpëtuar fytyrën e Vuçiçi”, përfundoi Kandel.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869