INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Zayn Malik me deklaratën e tij: Marrëdhënia me On Direction është përkeqësuar

Habit Zayn Malik me deklaratën e tij: Marrëdhënia me On Direction është përkeqësuar

Publikuar më: 13:56 06-11-2018

Këngëtari Zayn Malik së fundmi, ka dhënë një intervistë për “British Vogue”, ku ka folur për ish antarët e grupit One Direction dhe marrëdhënien me ta. Ai tregoi se nuk i ka takuar ish-kolegët për një kohë të gjatë dhe marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar në momentin që ai vendosi të largohej nga grupi në vitin 2015. 

“Unë kam qënë gjithmonë kështu, si një ishull. Nuk më pëlqen të tregoj jetën time personale tek njerëzit. Ne udhëtonim drejt arenave, stadiumeve dhe asnjëherë nuk kishte një moment pushimi”, shprehet Zayn. Por ai ndalet edhe tek periudha kur ishte pjesë e grupit: Duhet ta pranoj se ai lloj progresi për mendjen, veçanërisht kur je 17, 18 vjeç të prek.

Çdo njeri e përjeton ndryshe, ndërsa në grup ishin 5 personalitete të ndryshme. Marrëdhënia me ta nuk mund të vijonte më. Por kjo është jeta. Njerëzit ecin përpara, ndahen dhe rriten”,tha këngëtari britanik.
Nga fjalët e Zayn kuptohet mjaft qartë se ai nuk ka ndërmend të jetë pjesë e grupit One Direction edhe nëse një ditë antarët e tjerë të grupit vendosin të bashkohen.

p03jg38f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438