INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit shkrimtari serb: Kosova nuk është Serbi, nuk do të jetë kurrë. Politikanët ta kuptojnë që...

Habit shkrimtari serb: Kosova nuk është Serbi, nuk do të jetë kurrë. Politikanët ta kuptojnë që...

Publikuar më: 14:52 07-06-2019

Shkrimtari serb Filip David ka deklaruar se Serbia duhet ta kuptojë se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë më pjesë e saj. Shkrimtari shprehet se është fatkeqësi që Serbia nuk ka politikanë të gatshëm të arrijnë marrëveshje historike me shqiptarët.

“Disa, që është çmenduri, shpresojnë në zgjidhje ushtarake, sikur në mënyrë të armstosur mund të kthehet Kosova si pjesë e Serbisë, edhe pse një marrëveshje e mirë me Kosovën do t’i mbronte pakicat serbe dhe monumentet kulturore serbe, duke sjellë stabilitet dhe duke thënë shembull për zgjidhjen e pyetjeve të hapura.

 Serbia, fatkeqësisht nuk ka politikanë të gatshëm të arrijnë marrëveshje historike me shqiptarët. Këtë mund ta bëjnë vetëm shtetasit e mëdhenj, Vuçiç nuk është i tillë. Mediat nën kontrollin e tij çdo ditë bëjnë thirrje për përplasje të armatosura duke e mbushur popullin me gënjeshtra”, deklaroi David për portalin boshnjak “Klix”.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711