INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit me deklaratën 40 vjeçarja, që vodhi çantën e gruas të Ardian Çipës

Habit me deklaratën 40 vjeçarja, që vodhi çantën e gruas të Ardian Çipës

Publikuar më: 12:19 13-03-2017

Rozalinda Konomi ndodhet në burg për disa vjedhje, mes të cilash edhe për vjedhjen e gruas së nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.
Ajo është rreth 40 vjeç, me origjinë nga Vlora, por teksa rrëfehet për jetën e saj kuptohet që ka vuajtur shumë dhe nuk ka pasur moment të qeta.
“Rozalindën e takuam mes grave të dënuara në burgun 325 në Tiranë. Ne e njohim me emrin Rozalinda Konomi, si gruaja që në qershor të vitit të kaluar u arrestua për disa grabitje në kryeqytet”­, shkruan Shekulli. Në listën e personave të grabitur ishte bashkëshortja e personave të grabitur ishte bashkëshortja e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.
“Unë kisha dalë nga banesa në kryeqytet, të cilën e kisha marrë me qera. Rripja prej disa kohësh. Isha futur në një dyqan dhe po shihja veshje të ndryshme. Në atë moment aty futet një grua e veshur mirë dhe me një çantë që të tërhiqte vëmendjen. Unë mendova se ajo do të kishte para. U afrova dhe pashë çantën hapur. Futa dorën dhe mora një sasi të konsiderueshme parash. Nuk mund të them me saktësi sesa lekë mora. Thjesht futa dorën dhe mora një grusht me para. Sa i mora dola jashtë nga dyqani dhe u nisa të largohesha. Por më pas u pendova dhe u ktheva. Zonjës ia dhashë sërish lekët. Por kjo duket nuk vlejti për këtë rast. Mësova se ajo ishte gruaja e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipës. Këtë e mësova në qeli”, tha 40 vjeçarja.

Article Logic
Execution time: 0.002133846282959