Këtë puntatë finale të spektaklit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën u vendos përballë në një “Paintball” ekskluziv këngëtarja e emisionit Fifi.
Fifi këtë herë zbuloi shumë mbi jetën e saj private edhe për marrëdhënien e saj me kolegët dhe “rivalët e saj.
Për herë të parë në “Paintball” në një ndër fotot e vendosura në tabelë nuk ishte një foto personi, por këtë herë “Stracciatella”, i dashuri i shumëpërfolur i këngëtares, shkrim të cilin Filloreta e ka tatuazh në krahun e saj.
“Ke thënë deklarata nga më të ndryshmet në lidhje me “Stracciatella”-n, sa kohë ke qenë në lidhje me të? Na e thuaj sonte njëherë e mirë se na plase!”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Fifit dhe përgjigjia e saj habiti të gjithë.
Ajo zbuloi njëherë e mirë për “Shiko Kush LUAN” se ajo dhe “Stracciatella” nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por Fifi e ka dashur këtë gjë. Kujtojmë se një puntatë më herë në program ajo deklaroi se është “single”.