INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guardiola i mbyll derën “yllit” të Paris SG për te Manchester City

Guardiola i mbyll derën “yllit” të Paris SG për te Manchester City

Publikuar më: 20:49 01-10-2018

Pep Guardiola ka përgënjeshtruar lajmin se Manchester City po lëviz për të marrë “yllin” e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Shtypi britanik ka shkruar se në momentin që Raheem Sterling ka vendosur të mos rinovojë kontratën me “qytetarët”, City po punon për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe ka bërë gati investimin për 19-vjeçarin francez.

“Mbappe te City? Nuk do të ndodhë, – tha spanjolli, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Hoffenheim. – Ndonjëherë nuk e kuptoj nga dalin lajme të tilla. Manchester City nuk do të shpenzojë atë shumë parash që duhet për të marrë Mbappe, atë shumë parash që ky futbollist meriton dhe që PSG meriton. Pastaj, PSG nuk do të shesë Mbappe dhe Sterling do të qëndrojë me ne.”

Article Logic
Execution time: 0.0025391578674316