INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruevski kapet mat duke drekuar në restorantin e shtrenjtë në Budapest [VIDEO]

Gruevski kapet mat duke drekuar në restorantin e shtrenjtë në Budapest [VIDEO]

Publikuar më: 19:30 12-12-2018

Ish-kryeministri Nikola Gruevski i shpallur në kërkim në Maqedoni po jeton pa shqetësime në Hungari. Azilanti i famshëm u filmua të mërkurën nga një media hungareze ndërsa po drekonte në një nga restorantet e shtrenjta në Budapest. Ish-kryeministri maqedonas ishte nën shoqërinë e dy burrave, pastaj ai i la ata dhe hyri në një makinë Volkswagen Sharan ku e priste shoferin e tij. Videon e tij e ka publikuar portali “24. Hu”, ndërsa gazetari përpiqet të komunikojë me ish-kryeministrin, por nuk merr asnjë përgjigje nga ai. Zoti Gruevski si u larguat nga Maqedonia?-e pyet gazetari por ai nuk përgjigjet. Futet me shpejtësi në makinën që po e priste jashtë dhe largohet. Ndërsa ish-lideri i opozitës maqedonase shëtit i lirë në Budapest gjykata në Maqedoni e ka dënuar me dy vite burg për korrupsion.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885