21 vjeçarja Christian Clark nga Pennsylvania është akuzuar për vdekjen e djalit të saj 17 muajsh Andre Price si dhe për vrasje në tentativë pasi tentoi të mbyste edhe vajzën dy vjeçare, Angel.
Ajo mbyti fëmijën e saj me jastëk , për tu hakmarrë ndaj bashkëshortit dhe më pas tentoi të bëjë të njëjtën gjë edhe me vajzën, Angel e cila për fat të mirë mbijetoi.
Clark e kishte kërcënuar edhe më parë bashkëshortin në telefon se do të dëmtonte fëmijët pas një diskutimi të gjatë mes tyre.
Pas veprimit makabër ajo më pas i dërgoi atij video ku tregohej djali të cilit i kishte ndaluar frymëmarrja.
"Ah, shiko Angel është ende gjallë dhe po djersin ndërsa djali yt në anën tjetër nuk merr më frymë ", është dëgjuar të thotë Clark në video.












23 Oct 2025 





