INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja dhunon keq aktorin e njohur vetëm se ai shkoi me vonesë në ditëlindjen e saj [FOTO]

Gruaja dhunon keq aktorin e njohur vetëm se ai shkoi me vonesë në ditëlindjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 09:27 03-08-2018

Ai së fundmi ka ngritur akuza të rënda kudrejt ish bashkëshortes.

Aktori i njohur i filmit "Pirates of the Caribbean" para pak kohësh ishte në qendër të shtypit të huaj për shkak të divorcit me Amber Herard dhe pretendimeve të kësaj të fundit se ai e kishte dhunuar. Por këtë herë është ai që ngre akuza kundrejt ish bashkëshortes.

Johnny Depp ka shokuar teksa ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij se e ka goditur me dy grushta në fytyrë duke e lënduar keq.

Ngjarja ka ndodhur përpara se dyshja t’i jepte fund martesës në vitin 2016, por Johnny vetëm ditët e fundit ka rrëfyer dhunën e saj. Kjo ngjarje ndodhi për shkak se aktori u vonua në ditëlindjen e Amber në Prill të vitit 2016.

Sipas avokatëve të Depp në atë moment aktori nuk ishte as i dehur dhe as i droguar dhe ishte shumë i vetëdijshëm në momentin që Amber u bë agresive. Siç dihet marrëdhënia e tyre nuk përfundoi aspak mirë duke qenë se edhe Amber më parë e ka akuzuar aktorin për dhunë.

“Këto deklarata janë të gjitha false. Mjafton të shohësh akuzat e parashtruara prej tij për të kuptuar që Depp nuk është mirë mendërisht Nga ana tjetër aktorja e ka mohuar këtë version, nëpërmjet avokatëve të saj,”- kanë thënë avokatët e Heard.

rs_1024x759-160527114200-1024.Johnny-Depp-Amber-Heard-Art-Of-Elysium.tt.052716.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664