INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia në zi, shkon në 77 numri i të vdekurve. 5 persona arrestohen si të dyshuar për zjarrëvënie

Greqia në zi, shkon në 77 numri i të vdekurve. 5 persona arrestohen si të dyshuar për zjarrëvënie

Publikuar më: 09:15 25-07-2018

Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore. Flakët që pushtuan Atikën lanë pas dhjetra viktima dhe qindra të lënduar, ndërsa e gjithë zona u shndërrua në një gërmadhë. Mediat greke shkruajnë se ndërsa mobilizimi i njerëzve "të zakonshëm", vullnetarë, peshkatarë, të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë me çfarëdo mjeti ishte i madh, shteti përsëri provoi se është i papërgatitur për t'u përballur me një incident kaq të madh.
Numri i personave të vdekur ka arritur në 77, ndërsa ekipet e shpëtimit me vullnetarët vazhduan kërkimet e tyre në zonat e goditura nga zjarri. Duke folur sot në mëngjes në një stacion televiziv, kryebashkiaku i Rafinas - Pikermiou, Vangelis Bournos, tha se numri i vdekjeve mund të ishte tre shifror. Mediat greke flasin për 71 të rritur që po trajtohen në spitale, nga të cilët 10 janë në gjendje kritike, 11 janë mirë dhe pritet të dalin nga spitali.Në total, të plagosurit janë 187. Ndërkohë, dhjetëra persona figurojnë të zhdukur. Sa i përket zonave të prekura, do të duhen ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga kastrofa. Bilanci paraprak i autoriteteve vendore në Rafina dhe Nea Makri flet për 2 500 shtëpi të shkatërruara tërësisht në Voutza, Nea Makri, Mati dhe Rafina, Atika lindore, ndërsa 4000 mijë shtëpi të tjera kanë pësuar dëme serioze.
Por, shqetësimi kryesor në këtë kohë është gjetja e të zhdukurve. Dëshmitë se si qytetarët u shpëtuan nga deti janë tregues i kaosit që mbizotëronte në ato kohë tragjike kur zjarri po shpërthente në zonën më të gjerë të Kallithnoupolis.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, teksa mediat greke raportojnë se 5 persona janë arrestuar si të dyshuar pas mesnatës në Neo Vuja. Zyrtarët e policisë që patrullojnë zonat e djegura kanë identifikuar katër të rinj si persona të dyshuar për zjarrin Neo Vuja. Më parë, një person tjetër me kombësi të huaj ishte dorëzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662