INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia në grevë. Në pikat kufitare kalojnë vetëm këmbësorët. Policia apel qytetarëve

Greqia në grevë. Në pikat kufitare kalojnë vetëm këmbësorët. Policia apel qytetarëve

Publikuar më: 09:28 30-05-2018

Ashtu siç u paralajmërua, punonjësit e shërbimeve publike në Greqi nisën sot protestën duke paralizuar transportin. Pikat e kalimit kufitar me Greqinë sot nuk do të funksionojnë. Autoritetet në Kapshticë njoftojnë se puna është ndërprerë në orën 07:00 të mëngjesit. Ajo do të rifillojë pas 24 orësh. Edhe në pikat e tjera kufitare puna është pezulluar. Policia u bën apel qytetarëve që të anulojnë udhëtimet e planifikuara për në shtetin fqinj apo edhe anasjelltas. “Duke filluar nga ora 07:00 e ditës së mërkurë, datë 30.05.2018 deri në orën 07:00 të ditës së enjte datë 31.05.2018, nuk do lejohet qarkullimi për të gjitha mjetet motorike dhe kalimi do të jetë i hapur vetëm për këmbësorët”- njofton Policia. ‘Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë afat kohor në drejtim të shtetit grek të anulojnë lëvizjet deri në rifillimin e punës nga dogana greke, me qëllim shmangien e radhëve dhe të konfuzionit në pikat e kalimit”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Bëhet e ditur se gjatë këtyre orëve nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm kalimi i këmbësorëve. Sindikata e punonjësve të ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së sindikatave te pavarura të Greqisë, në grevën e përgjithshme që po mbahet sot në shtetin fqinj. Grevës ju bashkuan edhe doganieret, ndaj u pezulluan të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë. Greva ka pezulluar lëvizjen në porte dhe aeroporte, si dhe spitalet dhe shërbimet civile. Edhe mjekët do ti bashkohen protestës, ndërsa mjetet e transportit publik do të pezullojnë lëvizjen.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416