INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia merr në mbrojtje gomarët: Ndalon hipjen e turistëve mbi 100 kile

Greqia merr në mbrojtje gomarët: Ndalon hipjen e turistëve mbi 100 kile

Publikuar më: 16:52 09-10-2018

Greqia ka vendosur të marr në mbrojtje gomarët e ishullit Santorini duke ndaluar me ligj hipjen e turistëve obezë mbi kafshët. Masat u morën pasi aktivistët e të drejtave të kafshëve thanë se gomarët ishin duke pësuar lëndime kurrizore që u shkaktonin plagë të hapura. Pasi imazhet e gomarëve që ngjiten në rrugicat e ngushta të ishullit grek Santorini, ndërsa mbajnë mbi kurriz pushuesit trupmëdhenj u përhapën në mbarë botën, ligjvënësit grek vendosën që të bëjnë më shumë për të ndihmuar kafshët.

mbipeshe.jpg

Ministria greke e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit ka publikuar një grup rregullash të reja në lidhje me mirëqenien e gomarëve pasi ka marrë ankesa të shumta pas ky problem u bë mediatik në korrik. Ata deklarojnë se gomarët që mbajnë turistët në Santorini nuk duhet të mbajnë ngarkesa më të rënda se 100 kg (15 gurë, 10 lbs) ose sa një e pesta e peshës së tyre. Masa vjen pasi aktivistët e kafshëve në ishull pretenduan se, gomarët po detyroheshin të mbanin ngarkesa gjithnjë e më të rënda gjatë orarit të punës, shtatë ditë në javë, pa strehim, pushim dhe ujë dhe shpesh me lëndime në trup. Buletini i qeverisë thotë: 'Pronarët e gomarëve të punës duhet të sigurohen që niveli i shëndetit të kafshëve është i lartë. Gjithashtu duhet të ketë materiale dezinfektimi në lagjet dhe stacionet e tyre të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885