Rrjeti social Snapchat ka përditësuar dy filtra të rinj. Një nga ta të ndryshon gjininë, pra përdoruesit duket sikur ndryshojnë vizualisht karakteristikat e tyre gjinore. Njerëzit kanë filluar t’i përdorin këto filtra të cilat të japin një pamje pothuajse të vërtetë në ndryshimin e gjinisë. Gratë duken si burra dhe burrat si gra.
Vetëm prej këtij filtri përdoruesit e Snapchat janë rritur frikshëm me 7 milionë. Ndërsa, filtri tjetër transformon fytyrën tuaj ose fytyrën e dikujt që ju zgjidhni në një version fëmijësh të ngjashëm me veten. Pra mund të ktheheni vite pas dhe të kujtoni fëmijërinë tuaj
Kjo është një karikaturë e vogël, po afër realitetit dhe natyrisht të gjithë po e përdorin atë.