INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitje në mes të ditës në Tiranë

Grabitje në mes të ditës në Tiranë

Publikuar më: 15:51 18-05-2018
Një grabitje është shënuar në Tiranë. Tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë marrë kasafortën e një supermarketi tek kryqëzimi i rrugës "Medar Shtylla" me rrugën "Prokop Mima".
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
 
"Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës "Medar Shtylla" me rrugën "Prokop Mima", 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve" informon policia e Tiranës.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316