Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeçari pasi grabiti nën kërcënimin e armës një kazino në Tiranë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Duart Berziu rreth orës 17.50 të së martës në një kazino në autostradën Durrës - Tiranë, nën kërcënimin e pistoletës i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinosë dhe më pas është larguar me një motor pa targa. Ai u identifikua menjëherë nga policia dhe në momentin e arrestimit kishte në motor dhe 6 doza kokainë dhe shumën prej 18 mijë lekësh të reja.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





