INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Romë. ‘Policët’ vjedhin një milion e gjysmë euro

Grabitja në Romë. ‘Policët’ vjedhin një milion e gjysmë euro

Publikuar më: 14:55 01-06-2018
Një milion e gjysmë euro janë grabitur sot në Romë, nga një furgon që transportonte para.  Grabitja është kryer nga 4 persona të veshur me uniformë policie që udhëtonin me një automjet me targa gjermane. 
 
Grabitja është kryer rreth orës 7 të mëngjesit pranë një supermaketi në një lagje në veri të Romës, ndërsa furgoni ishte ndaluar për të tërhequr paratë. 
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 4 grabitësit kishin maskë  në kokë, ishin veshur me uniforma policie dhe ishin të armatosur.
Njëri prej tyre mbante një granatë në dorë e kërcënonte se do i hidhte në erë në rast se tre policët privatë që ndodheshin në mjet nuk dorëzonin armët. 
 
4 grabitësit kanë mundur ti ç'armatosin ata,e pasi kanë marrë thasët me para janë larguar me një furgon të vogël tip ’Doblo’ me targa gjermane.
 Në të gjithë qytetin janë ngritur patrulla të shumta policie, por deri më tani grabitësit nuk janë kapur.
 
rome.jpg
Article Logic
Execution time: 0.00341796875