INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GRABITJA NË RINAS/ Shkrumbohet një tjetër furgon në Tapizë, dyshohet se...

GRABITJA NË RINAS/ Shkrumbohet një tjetër furgon në Tapizë, dyshohet se...

Publikuar më: 09:39 10-04-2019

Gjatë natës është gjetur një tjetër makinë e djegur në zonën e Tapizës, e cila dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 mln eurove në Aeroportin e Rinasit.

Kjo është makina e tretë e djegur që nga pasditja e djeshme, por ende nuk është konfirmuar nëse kanë lidhje me autorët e grabitjes në Rinas.

Ndërkohë vijon puna intensive për prangosjen e autorëve si dhe për zbardhjen e identitetit të viktimës, i cili bazuar nga të dhënat paraprake, ka ngjashmëri me Admir Muratajn, por kjo ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113