INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ Flet një nga të arrestuarit: Nuk jam ''daja'' që kërkoni, ka pamje filmike ditën kur...

Grabitja në Rinas/ Flet një nga të arrestuarit: Nuk jam ''daja'' që kërkoni, ka pamje filmike ditën kur...

Publikuar më: 13:50 30-04-2019

Një nga të arrestuarit e grabitjes në Rinas ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë. Në seancën e sotme ku do të merrte masën e sigurisë, Ragip Hajdini me nofkën ''daja'', ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen.

Gjykata sot dha masën arrest me burg dhe për Ragip Hajdinin. Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “daja” nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.

Balkanweb shkruan se ai ka deklaruar se ka njohje me familjen e Admir Murataj dhe madje se kishte qenë edhe në varrim.

Hajdini ka thënë se nuk është ‘daja’ që kërkon policia, pavarësisht se thërritet me të njëjtën nofkë dhe se ka pamje filmike që tregojnë se ku ka qenë ditën e grabitjes.

“Kam njohje me familjen Murataj. Isha në varrimin e Muratajt, kam njohje me vëllain e tij. Por nuk jam unë ‘daja’ që kërkoni. Kam dëgjuar në media që flitej për një ‘daja’, por po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Kam pamjet filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Kam qenë duke drekuar me miq të mi”, është shprehur Hajdini.

Ai ka kërkuar edhe ballafaqim me dëshmitarin e drejtësisë Alkond Bengasin për të verifikuar se nuk është ai personi i dyshuar. “Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar”, ka thënë Hajdini.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873