INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Grabitja në Rinas, Basha: Ku është katandisur rendi dhe siguria…

Grabitja në Rinas, Basha: Ku është katandisur rendi dhe siguria…

Publikuar më: 12:18 10-04-2019

Lidhur me ngjarjet e fundit dhe duke u ndalur tek grabitja në Rinas ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë po trondisin cdo ditë e më shumë sigurinë e njerëzve.

Sipas tij arsyeja se përse Shqipëria është bërë qendër e krimit është rënia e shtetit.


\"Cdokush e kupton se në cfarë niveli është policia, se në cfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria.Kjo ndodh kur Shqiperia është bërë qendër e krimit ndërkombëtar, bazë operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetëm nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave të krimit nga vete qeveria me ndërtimet dhe projektet korruptive në ndertim, inceneratore, turizem dhe PPP.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies se shtetit, i mungeses së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetareve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit\" u shpreh Basha.

Sipas Bashës dhënia fund e këtij regjimi është emergjencë kombëtare duke bërë thirrje për protestën e datës 13 prill.