INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabiti një valixhe me diamante e bizhuteri, arrestohet në Itali shqiptar

Grabiti një valixhe me diamante e bizhuteri, arrestohet në Itali shqiptar

Publikuar më: 11:20 20-04-2019

Arrestohet në Itali, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Zvicër për grabitjen e një argjendarie në Zvicër.

Shqiptari u kap ndërsa po udhëtonte me makinë gjatë një kontrolli rutinë nga karabinierët e Saluzzo.

Ai dyshohet se ka kryer një grabitje në një argjendari në Gjenevë më 28 shkurt 2017.

Raportohet se ai lidhi punonjësin e argjendarisë dhe më pas mbushi një valixhe me diamante, para e bizhuteri me vlerë 8,5 milionë franga zvicerane.

Arratisja e tij zgjati vetëm dy vite. Shqiptari ndodhet në burgun e Cuneos, në pritje të ekstradimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492