INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitet kazinoja, 2 persona me maska dhe armë zjarri

Grabitet kazinoja, 2 persona me maska dhe armë zjarri

Publikuar më: 09:28 04-04-2017

Një kazino në qytetin e Korçës është grabitur nga dy persona gjatë natës. Sipas të dhënave të para të policisë së këtij qyteti bëhet e ditur se dy persona të maskuar, besohet se ishin të armatosur. Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit jug-lindor. Sipas të dhënave të parë, dyshohet se nga dy autorët, vetëm njëri ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar personalin.
Grabitësit kanë mundur të marrin një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi pa mundur që të ndalohen.
Policia ka nisur hetimet dhe po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje, që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar në njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0033688545227051