INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google Translate tregon mesazhet e frikshme për fundin e botës! Ja se si mund t’i gjeni

Google Translate tregon mesazhet e frikshme për fundin e botës! Ja se si mund t’i gjeni

Publikuar më: 13:44 24-07-2018

Google Translate ka filluar të tregojë disa mesazhe mjaft të fikshme në përkthimin e fjalëve të caktuara nga gjuhë të ndryshme në Anglisht.

Ndër disa prej mesazheve që përcillen gjenden dhe mesazhe  për fundin e botës apo profeci fetare.

Nëse shkruan 18 herë fjalën ‘dog’, përkthimi në anglisht është një mesazh misterioz që tregon fundin e botës.

“Fundi i Botës do të vijë në 12 e tre minuta, po përjetojmë ndryshime dramatike në botë, që tregojnë se po i afrohemi fundit,” përkthen në Anglisht Google Translate.

E shumë mesazhe të tjera të ngjashme, mund të lexohen nëse përdor aplikacionin për të pѱrkthyer fjalë të caktuara.

Ndërkohë që shumë njerëz janë tmerruar prej tyre, Google ka shpjeguar se aplikacioni Translat, është një inteligjencë artificial e cila merr të dhëna dhe gjeneron e përditëson vetveten, duke marrë informacion dhe nga përkthyes të tjerë në Web.

google_translate.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033948421478271