INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Google”, “FB”, “YouTube”, asnjë publikim pa të drejtën e autorit, ç’ ndodh me përdoruesit

“Google”, “FB”, “YouTube”, asnjë publikim pa të drejtën e autorit, ç’ ndodh me përdoruesit

Publikuar më: 14:41 27-03-2019

Deputetët e Parlamentit Europian miratuan me 348 vota pro reformën “copyright”, e cila do të vendosë rregulla të reja në mënyrën se si do të përdoret e drejta e autorit nga gjigandët e internetit. Ky vendim është konsideruar një problem serioz nga shumë përdorues, të cilët shprehen se tashmë interneti është drejt vdekjes pasi rregullat e reja mund të jenë shumë të kushtueshme dhe të bllokojnë shumë përmbajtje.

Tani mbetet që shtetet anëtare të miratojnë vendimin në javët e ardhshme.Rregullat e reja nënkuptojnë se Google dhe platformat e tjera në internet do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje të licencimit me muzikantët, artistët, autorët, botuesit e lajmeve dhe gazetarët, për të përdorur punën e tyre në internet.

Google e YouTube, Instagram e Facebook dhe platforma të tjera gjithashtu do të duhet të instalojnë filtra për të parandaluar përdoruesit nga ngarkimi i materialeve me të drejtë autori.

Të dyja këto dispozita shkaktuan debat të ashpër mes palëve te interesit.Ndërkohë, vendimi ka hasur në kundërshtimin e mijëra qytetarëve që kanë organizuar edhe peticione për anulimin e tij.

Edhe pse thuhet se përdoruesit nuk do të preken nga rregullat e reja.

Presidenti i PE Antonio Tajani u shpreh se përmes kësaj reforme sigurohet në të vërtetë liria e medias si dhe një mbrojtje më e mirë ndaj fenomenit kaq të përhapur si fake news.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783