INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Goditje' pas 'goditjeje' për Ed Sheeran! Anulohen koncertet, ja çfarë po ndodh

'Goditje' pas 'goditjeje' për Ed Sheeran! Anulohen koncertet, ja çfarë po ndodh

Publikuar më: 17:10 26-09-2026

Nuk kanë qenë ditët më të qeta për Ed Sheeran. Pas polemikave që përfshinë turneun e tij për shkak të largimit të reperit Macklemore nga formacioni i artistëve, një tjetër lajm i papritur ka tronditur planet e këngëtarit britanik.

Dy koncertet e Sheeran, të planifikuara për këtë të premte dhe të shtunë në Gillette Stadium, në Foxborough të Massachusetts, janë anuluar për shkak të kushteve të rënduara atmosferike që pritet të godasin rajonin e New England.

Sipas TMZ, vendimi u mor nga drejtuesit e stadiumit dhe menaxhmenti i turneut, pasi një nor’easter, sistem i fuqishëm stuhish në verilindje të SHBA-së, pritet të sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Për mijëra fansa që kishin planifikuar të ndiqnin koncertet, lajmi ishte i papritur. Megjithatë, sipas raportimeve, të gjitha biletat do të rimbursohen. Por anulimi për shkak të motit vjen në një moment kur turneu i Sheeran është përfshirë tashmë në një tjetër situatë të bujshme.

Macklemore, i cili kishte qenë artist hapës në koncertet e Sheeran në MetLife Stadium më 4 dhe 5 shtator, u hoq më pas nga formacioni për performancën në Massachusetts.

Gjatë koncerteve në New Jersey, reperi kishte shprehur publikisht mbështetjen e tij për Palestinën, duke thënë “Free Palestine”, ndërsa kishte performuar edhe këngën protestuese “Hind's Hall”.

Pas këtyre deklaratave, Robert Kraft, pronari i New England Patriots dhe Gillette Stadium, kundërshtoi performancën e Macklemore në Massachusetts.

Situata mori një tjetër kthesë kur vetë reperi foli publikisht për atë që kishte ndodhur. Në një deklaratë në Instagram, Macklemore tha se Sheeran, të cilin e përshkroi si mik prej 13 vitesh, i kishte treguar se Kraft kishte organizuar një bojkot mes pronarëve të stadiumeve nëse ai nuk largohej nga turneu.

Por Ed Sheeran dha një tjetër version. Këngëtari deklaroi se vendimi për largimin e Macklemore ishte marrë nga stadiumet dhe promotorët, dhe jo prej tij personalisht.