INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditi me thikë disa herë prindërit, 25-vjeçari dëshmon: Më thanë puno, mos jeto në kurrizin tonë

Goditi me thikë disa herë prindërit, 25-vjeçari dëshmon: Më thanë puno, mos jeto në kurrizin tonë

Publikuar më: 12:38 21-06-2018

Zbardhet ditën e sotme dëshmia e 25-vjeçarit nga Durrësit i cili goditi disa herë me thikë prindërit e tij një ditë më parë.

Hajri Neziri ka deklaruar para policëve se e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai bashkë me prindërit kishin kohë debatonin.

Shkak për këtë ishte nisja e bashkëjetesës me një vajzë në një nga shtëpitë që zotëronin prindërit e tij.

Neziri shprehet se prindërit i kishin kërkuar që të punonte dhe të mos jetonte në kurrizin e tyre.

Ky ka qenë dhe shkaku që ka bërë të riun të marr thikën dhe të godas nënën dhe babin e tij të moshuar.

Viktimat janë transportuar menjëherë për në spital nga komshinjtë e tyre dhe janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërsa autori është vetë dorëzuar në polici disa orë më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656