INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet organizata kriminale, dërgonin emigrantë drejt SHBA-së, Kanadasë, 40 të arrestuar, mes tyre policë

Goditet organizata kriminale, dërgonin emigrantë drejt SHBA-së, Kanadasë, 40 të arrestuar, mes tyre policë

Publikuar më: 12:27 17-03-2018

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion masiv për shkatërrimin e një organizate kriminale, që mendohet se shtrihet në disa qytete.

Kjo organizatë merrej me trafik të emigrantëve nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë me viza dhe pasaporta false.

Mësohet se janë lëshuar 51 urdhër-arreste dhe deri tani janë arrestuar 40 persona. Mësohet se organizata e ka shtrirjen më të madhe ne qytetin e Lezhës.

Ndërkohë, raportohet se në qytetet e Tiranës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Korçës janë arrestuar dhe shoqëruar dhjetëra persona.

Mes të ndaluarve thuhet se ka edhe policë dhe zyrtarë.

Hetimet për bandën kishin nisur pak muaj më parë ndërsa operacioni u finalizua mbrëmjen e djeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396