INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Godet me grushta një grua në qendër të qytetit, arrestohet shqiptari

Godet me grushta një grua në qendër të qytetit, arrestohet shqiptari

Publikuar më: 13:53 24-09-2018

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane teksa dhunonte një grua në qendër të qytetit. Gjatë natës, Policia e Triestes ndaloi me akuzën e rezistencës ndaj një zyrtari publik, shtetasin shqiptar, S.Z., i lindur në vitin 1985, banori i qytetit. Gjatë kontrollit të territorit, ekipi i Skuadrës së Policisë u informua nga disa njerëz se një burrë, i cili ishte duke lëvizur në sheshin Goldoni me një grua, kishte shqetësuar dhe ngacmuar disa klientë të bizneseve aty pranë. Disa momente më vonë operatorët e vunë re shqiptarin teksa rrihte gruan me të cilën po shoqërohej dhe shpejt iu afruan. Ai u përpoq që ta godiste përsëri dhe agjentët e bllokuan atë pas një përplasje të shkurtër. Gruaja u dërgua për trajtim ndërsa i riu, i cili ishte në gjendje të dehur (vepër për të cilën u gjobit), u shoqërua në Shtabin e Policisë.

Article Logic
Execution time: 0.003244161605835