INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, vini re! Këto janë 5 veshjet bazike që ju duhen për kombinimet e verës

Goca, vini re! Këto janë 5 veshjet bazike që ju duhen për kombinimet e verës

Publikuar më: 10:24 26-07-2019

Sigurisht që me ndryshimin e stinëve, vjen edhe dëshira për të blerë e për të kombinuar veshje të reja, por kur vjen fjala te vera, rregullat ndryshojnë… Nuk ka një gjë më të rehatshme sesa një gardërobë plot veshje bazike, plot veshje të cilat do t’ju ndihmojnë të mos e vrisni mendjen “çfarë do të vesh sot” dhe për më tepër, veshje të cilat do t’ju ndihmojnë të ndjeni freski në ditët ku temperaturat janë shumë të larta.

Më poshtë, kemi renditur 5 vjeshjet “must have” për stinën e verës:

1- Fustan në material lino

I lehtë dhe i freskët, a ka më mirë sesa një fustan që ju bën të ndiheni mirë dhe trendy njëkohësisht? Të gjitha ngjyrat pastel mund të jenë të preferuarat tuaja për një fustan lino…


2-Pantallona të shkurtra xhins (më të gjata )
Ka ardhur koha që pantallonat e shkurtra xhins, të jenë më të gjata se zakonisht … Tanimë që jeni më të rritura dhe më të mençura, pantallonat xhins mbi gju, janë tendenca ideale për një look veror plot stil.


3-Bluza e bardhë me mëngë të shkurtra
Nuk ka asgjë më klasike dhe më “franceze”, sesa një bluzë e bardhë dhe e thjeshtë e futur në pantallona… Jo më në material të hollë e të lëshuar, bluza juaj e bardhë duhet të jetë crisp dhe e strukturuar, shkruan Revista Class.


4-Bluzat më mëngë të fryra
Po, mëngët e fryra janë kthyer në një trend të pashmangshëm! Sapo ta fusni në gardërobë do të doni ta nxirrni prej saj për ta mbajtur gjithmonë të veshur, me çfarëdolloj kombinimi!


5-Sandalet me lidhëse
Të thjeshta, por shumë interesante! A ka diçka më verore se këto sandale?

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0086760520935059
    array(1) { ["section"]=> string(80) "goca-vini-re-keto-jane-5-veshjet-bazike-qe-ju-duhen-per-kombinimet-e-veres-99472" }