INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, mjaft vuajtët! Njihuni me 4 GABIMET e zakonshme që bëni lidhur me higjienën intime!

Goca, mjaft vuajtët! Njihuni me 4 GABIMET e zakonshme që bëni lidhur me higjienën intime!

Publikuar më: 23:34 15-11-2018

Shumë gra mund të jenë të kujdesshme në lidhje me vizitat që bëjnë tek mjeku gjinekolog, por në disa raste gabojnë në lidhje me mirëqënien intime. Shpesh ato lënë pas dore simptoma të rëndësishme, shqetësime të ndryshme të cilat mund të minimizojnë mirëqënien intime.

E bëj vetë

Gabimi i parë që bëjnë gratë? Përpiqen të gjejnë një zgjidhje vetë, pra pa marrë në konsideratë mendimin e mjekut në lidhje me një shqetësim që kanë. Kështu ato mundohen të “vetkurohen” në rast se kanë djegie, irritime, aromë të pakëndëshme, sekrecione etj, në zonën vaginale, duke përdorur medikamente të cilat mund të përkeqësojnë gjendjen.

Detergjentët dhe larësit vaginalë

Kujdes me detergjentët, ata që kanë aroma të forta mund të rezultojnë tepër agresivë për mukozat delikate të vaginës. Kujdes gjithashtu edhe me përdorimin e larësve vaginalë, ato duhet të përdoren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Veshjet intime

Materialet sintetike duhet të përdoren pak ose aspak, po ashtu edhe ngjyrat e forta apo veshjet me dantella, pasi mund të shkaktojnë kruajtje dhe djegie në zonën intime duke favorizuar gjithashtu edhe shfaqjen e infeksioneve sipas living. Këshillohet përdorimi i veshjeve prej pambuku.

Ushqyerja

Sheqeri i tepërt mund të provokojë candidën vaginale. Një dietë e mirë do të jetë ajo që përmban shumë fruta dhe perime

Article Logic
Execution time: 0.0042588710784912